Më Të Rejat - Muzik Shqip | Shqip Stars | Download Music | MP3 Shqip | Kengetar | Seriale

Kerko
Go to content

Main menu:

Më Të Rejat

2 Fjalë Për Klipin E Ri “S'jena Mo” Nga Majk Ft. Ghetto Geasy
Reperi i njohur i estradë Dr.Mic sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri "S'jena Mo" në bashkpunim me Getin. 
Kënga është punuar nga vetë Majku në bashkpunim me Ghetto Geasy-in, e ndërsa tekstin e kanë shkruar po të njëjtët. 
Mix & master është realizuar në Shqipëri nga Irkenc Hyka, e ndërsa për videoklipin reperi ka bashkpunuar me produksionin e njohur Entermedia. 
Dhurata Dora Pëlqen Të “Zezën”
Edhe këngëtarja Dhurata Dora ka arritur që të jetë nga më të kërkuarat për sezonën e verës. Së fundmi ajo ka mbajtur një koncert tjetër shumë të suksesshëm në Pejë në diskotekën "Bahçe Club". 
E sigurisht që paraqitja në koncerte është shumë e rëndësishme po aq sa është edhe në TV. Së fundmi ajo ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet e veshur para një koncerti. Ajo kishte zgjedhur të zezën për atë natë. 
Na rastis mjaft shpesh që ta shohim Dhuratën të vedhur me këtë ngjyra, apo me ngjyra të tilla më të errëta, mesa duket janë të preferuarat e Dhuratës.
Sa Dinë Të Shkruajnë Shqip Vip’at Tanë?
Ata janë shumë të famshëm, madje çdo ditë komentohet rreth jetës, punëve dhe edukimit të tyre. Fjala është për VIP-at tanë dhe mënyra e të shkruarit që ata përdorin nëpër rrjete sociale. 
Çdo ditë shohim postime nga më të ndryshmet të cilat lëshohen nga vetë këngëtarët. E ajo çka tërheq vëmendjen, patjetër që janë gabimet e pafundme drejtshkrimore që ata lëshojnë me apo pa vetëdijen e tyre. 
Kjo nuk është e tëra, shumica nga ta madje zgjedhin anglishten si gjuhë me të cilën shprehen. E ç’i duhen gjithë ato fjalë të huazuara fansave të VIP’ave, ku një pjesë e tyre madje as që e kuptojnë se çka kanë dashur të thonë saktësisht për shkak të mos përdorimit korrekt nga artistët.
Luana Tërheqëse Me Të Kuqe
Luana Vjollca ka qenë një ndër femrat më të komentuara jo vetëm të verës, por gjatë gjithë 2015-tës. Ndonëse në muzikë nuk ia don edhe aq shumë, prap se prap ajo sjellë diçka të re herë pas here, aty këtu. 
“Koka” Publikon Foto Me Vajzën
Aktori i njohur Fatos Kryeziu, i njohur ndryshe si “kryemadhi”, duket të jetë një baba i lumtur dhe një person që i kushton mjaftë kohë familjes. E këtë mund ta vëreni më së miri nga fotoja të cilën aktori ka publikuar me vajzën e tij me mbishkrimin “mirdita”. 
Bukuroshja siç duket i ka ngjarë së ëmës derisa duket mjaftë e lumtur pranë babait. 
Përndryshe Fatosi, është njëri ndër aktorët shqiptarë më të pëlqyer.
Anjeza Përsëri Me Foto Të Nxehta, Ja Se Si Arrin Ajo Të Ketë Këto Forma
Pa dyshim që është njëra ndër femrat më seksi shqiptare. Këtë ajo e ka arritur falë kujdesit ndaj vetes. Së fundmi ka zënë faqet kryesore të medieve rozë, pas publikimit të një seti të ri fotografik në të cilat është shfaqur tejet tërheqëse. Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Anjeza Branka. 
Në një intervistë për Indeksonline, ka thënë që është ndarë shumë e kënaqur me suksesin e këngës “Nizma” dhe se nuk do të ndalet me kaq. 
“Sa i përket këngës Nizma, është pritë me të vërtetë shumë mirë, dhe jam ndarë shumë e kënaqur por ende nuk ka ardhur fantastikja. Ende më duhet kohë të rikthehem ashtu siç dua por nuk do të ndalem me kaq”, është shprehur Anjeza. 
Tashmë e dimë që Anjeza, është edhe nënë e një djali, por nuk e dimë se sa është e vështirë që të jesh e famshme ndërkohe të merresh edhe me familje. Por kjo gjë për këngëtaren siç duket nuk është problem pasi që ajo e menaxhon mjaftë mirë kohën e saj.
“Mundohem çdo herë që mos ti lë anash familjen dhe të gjejë kohë për ata e sidomos për djalin tim. Gjatë kohës kur nuk jam në koncerte unë jam çdo herë pranë djalit tim”, ka thënë këngëtarja. 
Ndërsa për ata të cilët janë kureshtar të dinë se pse Anjeza nuk është e martuar, ajo u përgjigj se nuk e mendon njëherë martesën. 
“Them të drejtën së paku njëherë për njëherë nuk është që e mendojë martesën. Por si thonë: Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj Anjeza.
 
Përndryshe kohët e fundit është fol tejet mase për linjat trupore të këngëtares. Madje shumica nga fansat kanë qenë kureshtar të dinë se si arrin Anjeza këtë formë dhe këto linja kaq perfekte, disa nga ta kanë hedhë dyshime edhe në ndërhyrje kirurgjike. 


“Nuk kam bërë ndonjë ndërhyrje kirurgjike, më pëlqen të jem çdo herë në lëvizje. Janë pishinat, konsumimi i frutave dhe palestra ato që më ndihmojnë të gëzojë këto forma”, ka përfunduar Anjeza. 


Përndryshe ajo pritet që së shpejti të vijë në bashkëpunim me “Cha Cha Darabuka”, një grup tjetër i njohur nga Kosova dhe së fundmi ka publikuar edhe disa foto në të cilat është shfaqur tejet tërheqëse.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Back to content | Back to main menu