Barcoleta - Muzik Shqip | Shqip Stars | Download Music | MP3 Shqip | Kengetar | Seriale

Kerko
Go to content

Main menu:

Barcoleta

Djali dhe mesimi

Djali : E kom marr 3 n’test
Babi : E more trullq ma morre ftyren
Djali : E kom marr 4 n’test
Babi : Pse nuk msojshe edhe pak edhe e kishe marr 5
Djali : Ekom marr 5 n’test
Babi : Ani djali jem se per veti e ki krejt…!

Fitimet

I thot burri gruas
– e dashur sot shita 3 dysheke dhe 30 pale breke dhe fitova 200€.
Ndersa gruaja ja kthen
-kurse un i dashur me nje dyshek dhe pa breke fare fitova 2000€

Shaban Teslica Koka kolle

Kane qene shqiptari dhe amerikani,ulen ne nje lokal.afrohet kamarieri dhe i pyet se qfare donin te pinin.
Amerikani:Gjoni Voker Viski
Shqiptari:Shaban Teslica Koka kolle.

Ne fabriken e veres

Ne nje fabrike te veres nje puntor vdes.Dhe menagjeri i kompanise kerkon nje puntor tjeter.Aty vjen nje njeri duke kerkuar pune.
Menagjeri iu thot punetoreve te ia japin nje gote vere.Ata ia japin dhe ai thote se eshte vere 30 vjeqare.-E sakte-thone ata.
Ia japin nje gote tjeter dhe ai thote se eshte vere 25 vjeqare.Punetoret-E sakte.
Pastaj menagjeri i thot sekretares se tij dhe ajo shkon dhe i jep nje gote urine.
Ai-urine bjondeje 24 vjeqare,shtatzene ndoshta 3 muaj,dhe tani me jepni punen ose do tua tregoj te gjitheve emrin e babait te femijes.
Menagjeri-e fitove punen.

Lopa apo derri

Një herë Tafa po kontrollonte nëpër revista për një kokë lope për model.
Një shokë i tij për të bërë humor i jep portretin e njërit prej anëtarëve të zyrës.
– Po unë deshta krye lope, – i thotë Tafa, – e jo turinj derri.

Dhimbja e barkut

Doktor, vdiqa nga barku – i thotë – të lutem më ndihmo”. Pasi e viziton, doktori i jep një ilaç dhe i thotë: “Shko në shtëpi, pij këtë dhe do të qetësohesh”.
“Ok faleminderit! Sa detyrohem për këtë vizita”, e pyet Beni.
“50 euro!”, i drejtohet ai. “Sa!? Po tallesh doktor?”, i thotë Beni.
“Jo, kaq bën vërtet, sepse unë kam investuar kushedi sa vjet për të ndjekur studimet dhe të gjithë specializimet e duhura që të bëhesha e të mësoja si të shëroja ty”.
“Po pse, unë ta kam fajin që paske qenë aq injorant”, i kthehet Beni.


Polici mbi peme

Nje polic kishte hipur ne nje peme.
Nje kalimtar e pyet:
-Zoti polic cka po bene aty?
-Po ha kumbulla.
-More gomar, ajo eshte qershi. Ja kthen kalimtari.
Gomar je ti,se kumbullat i kam ne xhep:-i thote polici.


Shkaku i avokatit

- Pra, ju i mohoni ato që keni thënë në hetuesi?- iu drejtua gjykatësi të akuzuarit.
– Nuk kam si të bëj ndryshe, -a ktheu i akuzuari.
– Avokati më ka bindur përfundimisht se jam i pafajshëm.


Befason miu

Gjatë kohës së shfaqes së një komedie pa shumë nivel, nëpër skenë kaloi një mi i cili krijoi shumë të qeshura në sallë.
Pas shfaqes, autori i kërkoi një mendim Tafës.
– Mirë të kishte shkuar në mendje futja e miut, – i tha Tafa.


Pa shofer

Hipe nje i moshuar ne autobus me dy kate.
Shkoferi i thote:
Hip ne katin siper.
Ai hipe dhe kthehet shpejt i frikesuar.
Shoferi – Pse u ktheve kaq shpejt?
I moshuari – Atje lart nuk kishte shofer.


I pa pune

Një mashkull kërkon punë.
Duke lexuar gazetën i thotë shokut:
– Shiko, policia po kërkon një person të moshës 25-30 vjeç, të gjatë 1.75-1.85 metra, me flokë të zi, që shëtit natën dhe i ngacmon femrat.
– Edhe?
– Mendoj të paraqitem, ndoshta është rroga e mirë.


Rutina ditore

Derisa burri po qëndron ulur duke shikuar TV, gruaja fillon të ankohet:
-Çdo mëngjes zgjohem para teje, përgatis ushqim, ta sjell kafen,
të bëj gati për punë, pastaj i zgjoj fëmijët, 
u jap ushqim, i çoj në shkollë, laj fshi, 
përgatis drekën, kur vini ua shtroj, 
pastaj e çoj, i laj enët, përgatis darkën… 
pastaj prapë enët, ua shtroj vendin fëmijëve, i qes në gjumë… 
dhe prapë e fundit fle.
Pasi e dëgjon deri në fund, përgjigjet burri:
-Kjo ndodh për shkak të organizimit jo të mirë të punës ditore.


Nuk është gjithmonë njëjtë

Në orën e matematikës, mësuesja i drejtohet një nxënësi: 
– Ta zëmë se babai yt ka një makinë që ecën me 100 km në orë.
 Distanca nga Toka në Hëne është 400 mijë km. 
Për sa kohë do ta përshkojë këtë rrugë?
– Nuk mund ta them me siguri!
– Po kjo është fare e thjeshtë. Bëj një pjestim dhe…
– Ah, mësuese ti nuk e njeh babain tim. Varet nga numri i pijetoreve që gjenden rrugës.


Lidhjet e mëhershme

I dashuri: A ke ec me dikë tjetër para meje?
E dashura: Jo, të gjithë kanë pasur vetura…


Mos ha shume

Dy të verbër, po hanin në të njëjtën pjatë. Njëri prej tyre, i drejtohet shokut:
– Pse e mbush lugën aq shumë?
– Unë nuk po e mbush shumë, por edhe sikur ta bëj këtë, nga e sheh ti?
– Nuk e shoh, por besoj tek vetja, – ia ktheu ai.


Grate qe qeshin

Thotë i pari: Dje takova gruan tende dhe u ulem ne një bar për një kafe.
I tregova një barsoletë dhe qeshi aq shume sa desh ra nga karrigia.
Ja kthen tjetri: Edhe unë takova gruan tende dje.
I tregova një barsoletë shume te bukur dhe qeshi aq shume sa desh ra nga krevati.


Edhe diçka…

Dy gra i kalojnë 15 vite në të njëjtën qeli në burg.
Ditën kur i lëshojnë nga burgu, njëra i thotë tjetrës:
– Prit se harrova të të tregoj edhe diçka…


Gruaja e sëmurë

Burri: Doktor, çfarë ka gruaja ime?
Doktori: Ose sëmundjen Alzheimer ose AIDS-in.
Burri: E çfarë të bëj unë?
Doktori: Lëre në qytet, ndërsa nëse vjen në shtëpi, mos bëj më seks me të…


Karotat për shikim të mirë

- A është e vërtetë se karotat janë të mira për sytë?
– Natyrisht, a ke parë ndonjë lepur me syze?


Gratë dhe Drejtësia


Pse grave nuk iu duhet Fakulteti i Drejtësisë?
Sepse ato gjithmonë kanë Të Drejtë!


Burimi i stresit

Një burrë shkon në kontroll te mjeku. Pasi e kontrollon, doktori i thotë:
– Ju keni nevojë të jeni të qetë. Do t’jua shkruaj disa barna për nervat.
Kur të shkoni në shtëpi, ia jepni gruas tuaj…


Paguan gjyshja

Hyn një vajzë e bukur në dyqan, e pyet shitësin:
– Sa kushtojnë këto çokollata?
– Një puthje copa…
– Në rregull. Do t’i marr pesë. Paguan gjyshja…


Lajmi i mirë

Pasi iu prish vetura, e dërgoi te mekaniku.
Mekaniku: Kam një lajm të mirë dhe një të keq.
Klienti: Të mirin përpara.
Mekaniku: Kam pasur një ftohje të rëndë, e sot më kaloi, tash jam tip-top.
Klienti: E lajmi i keq?
Mekaniku: Duhet t’ia ndërrosh krejt motorin…


Sa më do?

- Zemër, sa më do prej 1 deri në 10?
– Shpirt, prej 1 deri në 10 të dua tepër, por pas 11-ve do të dal me shokët në klub…


Shahisti

-“E dashur, dua të martohem me ty” – e propozon djali vajzën.
-“Mirë i dashur por është këtu një problem. Vështirë se do të pajtohet babai im!” -përgjigjet ajo.
-“Pse?” -pyet ai
-“Ngase ai është shahist” -përgjigjet ajo.
-“Ani, çka ka lidhje kjo me martesën tonë?” – pyet djali i habitur.
-“Po ai kurr nuk e jep mbretëreshën për kali” -ia kthenë vajza .


Sa eshte kafeja?

Kamarjer sa eshte kafeja
-50 leke
Aha po sheqeri
-Falas
Ah,, ok me bej nje kile sheqer .


Shitësja dhe shoqja

Një shitëse i ankohet shoqes së saj:
– Nuk jam më e bukur, siç isha dikur.
– E nga e di?
– Blerësit kanë filluar t’i numërojnë paratë kur ua kthej kusurin

Përfundimi

Një helikopter i policisë humbet gjurmët. Dalin për ta kërkuar dhe siç e kishin parashikuar e gjejnë të rrëzuar. Nxjerrin kutinë e zezë dhe dëgjojnë regjistrimin:
– Bashkim, a ke vapë?
– Po, vdiqa!
– Po mbylle atë dreq ventilatori!
– Mirë…

 
Duart lart!

Shkon një burre në një dyqan
dhe pyet:
-Bukë keni?
-Po
-Djath keni?
-Po
……-Hashash keni
-Jo
Të nesërmen prapë burri:
-Bukë keni?
-Po
-Djath keni?
-Po
-Hashash keni
-Jo
Ditën tjetër po ashtu:
-Bukë keni?
-Po
-Djath keni?
-Po
-Hashash keni
-Po, sollëm.
-Duart lart! Policia..


Vjehrra ime…


Pas zënkës së një çifti në veturë, ata e shohin një lopë.
Burri: Grua, mos e ke familje atë?
Gruaja: Po, po, është vjehrra ime…


Çmimi i arsyeshëm

-Shitet nje lope , per arsye emigrimi.
– Viti i prodhimit 2012.
– Ngjyr e zez metalizato.
– GPS
– Me bisht dhe gjinjte sportive e
modifikuar.
– Briret alumini e sapo ardhur
nga Franca.
– Kilometri dy vica.
– Lloj i karburantit 4 mullar bar
ne vit.
– Dogane+taksa te paguara , i
ka pagu demi. ;D
Çmimi i arsyeshëm


Sa ieshte rroga…?

Shkova te kerkoja pune dhe e pyeta pronarin sa ishte rroga…?? M’tha : Si fillim 750 euro, me vone 900 euro !!
Ok i thash, po vij me vone !!


Pellumbi

Djali : Mami, a eshte e vertete se vellai i vogel eshte si pellumb?
Mami : Po pellumb eshte !!
Djali : Epo une e hodha nga dritarja dhe ai nuk fluturoi.


Nje i dehur i bie ziles

- Kush eshte? – pyet e zonja e shtepise.
– A ju mungon njeri? – i thote burri.
– Me mungon burri.
– Hape, se un qenkam.


Psikopati

I thote shefi policit
-Merri 200 leke e shko me blej nje pakete.
Niset polici dhe i thot shefi
-prit prit merri dhe 200 leke dhe me blej nje birre.
Niset polici dhe u vonua gjysem dite.
Shkon shefi tek marketi dhe shef policin qe po priste dhe i thote:
-Akoma se ki blere ti ke gjyse dite ketu.
Polici i shkrete i thote
-o shef nuk mbaj mend se cili ishte 200 lekshi i paketes dhe cili ishte i birres.
Shefi i thote
-o psikopat,o budalla,o injorant…Nga ta mbaj mend une kam gjysem dite qe ti kam dhene.


Vjedhja

Policia e kap hajnin që e ka vjedhur një artar.
– Pse e bëre? – e pyesin.
– po aty shkruante: “Shfrytëzojeni rastin”.


Tre pijaneca ndaluan taksin

Ishin tre pijanec dhe ndaluan nje taksi.
Shoferi e kupoj qe ata ishin te pire ndezi
makinen e fiku prap dhe u tha: “Arritem”
-I pari i dha leket
-I dyti e falenderoi ndersa
-I treti e qelloi me grusht.
Shoferi u habit se shpresonte qe ata mos
ta kishin kuptuar qe makina nuk kishte
levizur fare nga vendi dhe i drejtohet te
tretit: “Pse me gjuajte more?”
dhe i treti ja ktheu:
“Her tjeter mos ik aq shpejt se desh na
vrave”


Djali 8 vjeçe

-o ba , nga vij une ? …
I ati nuk mendonte se djali do ia bente ate pyetje qe aq i vogel , por vendosi tia thoshte te gjitha , keshtu i shpjegoi te gjitha proceset qe duhet per te pasur nje femije …
Pasi ia tregoi te gjitha , i ati e pyet :
-po pse doje ti dije Keto biri im ? …
Dhe djali i thote : po ne klase na erdhi nje shok i ri qe vinte nga shkodra dhe kur me pyeti mua nga vija , un se dija , prandaj te pyeta.


Mos na merr fytyrën

- Babi, a mund të shkoj sonte në kinema me të dashurin? – pyet vajza bionde të atin.
– Mundesh, por ke kujdes, ruaje fytyrën!
Kur kthehet pas mesnate, vajza i pëshpërit babait në vesh:
– Babi, mu hodh sipër, bëri gjithçka, po as që ka guxuar të ma prekë fytyrën…


Goca dhe mami

Goca:- O mami pse qielli eshte
blu…?!!
Mami:- Hiic..
Goca: O mami pse breshka nuk
vrapon…?!!
Mami:- Hic..
Goca:- O mami pse babi ka
dashnore..?!!
Mami:- Caaa thuuu moj..?!!
Goca:- Hic..


Mami po dal

- Mami po dal une.
Oh shyqyr qe dole njeher nga interneti. Po ku po shkon?
– Te interneti perball.


Bën ç’të duash

Gruaja i thotë burrit:
– Sonte dua të më lidhësh për krevati dhe të bësh çfarë të duash!
Burri e merr litarin e lidh dhe shkon në dhomën tjetër për ta shikuar ndeshjen…


Kam nje lajm

Porsa hyn në derë, burri bërtet:
– Grua, kam një lajm të mirë…
– Ta kanë rritur rrogën?!? – pyet gruaja e emocionuar.
– Thashë lajm, jo mrekulli!


Proporcionet

Duke u rruar, burri i ankohet gruas:
– Zemër, më duket se e kam hundën shumë të madhe.
– Jo, shpirt, një hundë më e vogël nuk do të shkonte në atë kokë aq të madhe…


Cfare eshte gjinekologu?

E pyet vajza nenen:
– Cfare eshte gjinekologu?
Ai eshte personi i cili kerkon per probleme ne te njejtin vend ku te tjeret kerkoje kenaqesine.

Shkolla

-E dua aq shum shkollen, saqe rri gjat gjith kohes duke e shikuar nga lokali perballe!

Tre budallenj dhe qe po benin muhabet…

- Neser do jete vape e madhe, do shkoj temepratura 40 – thote i pari.
– Une degjova qe neser do bie bore e madhe, rreth 1 meter – tha i dyti.
– Obobo domethen do digjem duke pastruar boren neser une – ja pret i treti….



Fatos Nano dhe police !..

Duke dalur shetitje,Fatos Nanoja i jep urdher shoferit te dilte mbrapa dhe ta ngiste vete Fatosi makinen. Mirepo Fatosi futet kundratabele, dhe polici e nadalon.
Fatosi hap xhamin dhe i thote policit naiv qe te veje gjoben.
Ai nxjerr celularin dhe i thote shefit: shef kam kapur nje njeri shume te rendesishem, qe nuk e kam pare kurre dhe nuk ia di as emrin, vetem qe e di se eshte jashte zakonisht i rendesishem..
Shefi i thote se ku e di se ai eshte kaq i rendesishem kur nuk e ka pare kurre, dhe nuk ia di as emrin..
Polici i pergjigjet: shef eshte kaq i rendesishem saqe ka Fatos Na
Hahah tongue emoticon ?!


Celebrimi

Një çift paraqitet ne gjendjen civile për te bere celebrimin.
Nëpunësi e ve re qe djali ishte i dehur dhe pasi i afrohet vajzës i thotë :
– Eja për te bere celebrimin një here tjetër, kur i fejuari yt te jete esëll.
– Pse ti mendon se ai do te pranoje te martohet mua pa qene i dehur? i thote vajza.

Këshilla e doktorit

Shkon djali tek doktori sepse kishte disa shqetësime shëndetësore. Doktori pasi e vizitoi e këshilloi:
-Doktori: Duhet te praktikohesh me sporte te kesh një shëndet me te mire.
-Djali: Po unë luaj futboll, basketboll ,tenis çdo Dite.
-Doktori: Sa ore ne dite luani?
-Djali: Derisa ti mbaroje bateria telefonit.


Xhoni duke qare

Xhoni u kthye nga shkolla ne shtepi duke qare.
-Pse qan? – e pyet mamaja e tij.
-Me qelloi mesuesi.
-Dhe pse te qelloi?
-Sepse u pergjigja ne nje pyetje, qe asnje nxenes tjeter nuk iu pergjigj.
-Dhe cfare pyetje ishte ajo?
“Kush theu xhamin e shkolles”.


Plaku dhe djali i ri

Kish qen nje shok plak dhe nje djal i ri.
– A po e agjeron ramazanin? – e pyet djali plakun.
– Po more krejt” po i thot plaku.
– Ta boft zoti kabul – i thot ky i riu
– Ty ta befte afganistan – ja kthen plaku

Femija dhe cigarja

Nje polic shikon nje femij duke pir cigare dhe fillon e qorton :
– A e di qe duhani te shkurton jeten? – i thot polici.
– Jo – i pergjigjet femija.
– Sa vjec je ti? – e pyet polici.
– 10 vjec – i pergjigjet femija.
– E shikon , – i thot polici – po te mos kishe nisur cigaren do ishe 15 vjec tani.

Dashuria

Dashuria nuk eshte nje patate
…..qe hahet brenda nje nate
Ajo eshte nje shtylle beto qe kur e prek te ze tensioni!

 
Grepi i peshkimit

Nje bjonde shkoi nje dite ne nje dyqan me materiale peshkimi.
-Mirdita – tha bjondja
-Mirdita – i thot shitsi
-Do doja nje grep peshkimi i tha bjondja
– grep ? Po per cfar e doni nese mund tju pyes ?
– Po ja tha bjondja me esht mbyllur makina dhe me kan mbetur celsat e makines brenda .. Mirpo kam len pak xhamin e hapur dhe dua qe te hedh grepin qe te ngeci te siguresa ta terheq qe te hapet dera e makines.
Shitesi i habitur me gjith keto qe degjoi i tha nese mund te vinte ta shikonte.
Hajde i thot bjondja…
Shkuan te vendi qe ishte makina dhe lidhen grepin me nje fije dhe e futen nga xhami qe ishte pak i hapur duke u perpjekur ta ngecnin te siguresa.
Papritur degjohet nje tjeter bjonde nga brenda ne makine te thoshte :
-pak me majtas … pak me majtas…!!


3 genjeshtrat e Shqiptarëve

1- Isha ne shkolle.
2- Per 5 min jam aty.
3- Ate gocen aty e kam pas une.


Pantallonat

Burrat veshin pantallona… por dhe Femrat ashtu. Atehere dallimi ngelet te breket me duket.


“BABI”

Një femije i vogel gati 8 muajsh filloi te shqiptonte germat e para.
Kur tha fjalen e pare: “MAMI”
– Pas 3 ditesh mami vdiq.
Pastaj tha fjalen: “TEZE”
– Pas 3 ditesh tezka vdiq.
– Babai i alarmuar nga kjo priste vdekjen e tij kur femija te thoshte BABI.
Me ne fund femija tha fjalen: “BABI”
– Dhe pas 3 ditesh vdiq komshiu!!


Ciu cëërrrrrr….

U kthye nga Kina, ku kish kaluar disa vjet si diplomat ne ambasade dhe shoket e pyeten:
– Si i thone 1-shit kinezce?
– Ciu, -iupergjigj ai.
– Po 2-shit?
– Ciu, ciu…
– Po 1000? -epyten perseri.
– Ciu cëërrrrrr….


Burri qe lan macen ne oborrin e shtepise

Ne ate moment kalon nje shok dhe i thote:çfar po ben?ai i thote po laj macen.İ thote shoku mos e laj se dote ngordhi.ia kthen ky po jo ore se nuk e gjen gje.mire po une po te them se ngordh i thot ai dhe iken .Kur kthehet ky shoku e gjen kete qe po lante macen duke qare ,dhe i tote pse po qan? me ngordhi macja i thote ky.Ky tjetri:Epo une te thash mos e laj se do te ngordhi.Dhe ai:nuk ngordhi kur e lava por kur e shtrydha, iu pergjigj.


Basic Instinct

Gruaja: Zemër a të kujtohet ajo skena e Sharon Stone në filmin “Basic Instinct” kur i kryqëzon këmbët?
Burri: Më kujtohet, si jo!
Gruaja: Atë nuk e ke harruar? E bukë të blesh ke harruar…


Party sonte

Party sonte ne oren 00:00
Club : Krevati.
I ftuar : Jasteku.
Dj : Jorgani.
Kengetare : Batanija.
– S’lejohet hyrja me corape


Pa shikuar

Dy shokë pinë në një lokal.
– Pse i mbyll sytë, kur e çon gotën?
– Më ka thënë mjeku që pijen nuk guxoj as ta shikoj me sy!


Mizat e mbytura

- Mami, mami, sot i kam mbytur pesë miza femra dhe katër meshkuj – thotë djali.
– E si e di cilat janë femra, cilat meshkuj? – pyet nëna kurioze.
– Po pesë ishin në pasqyrë, katër në shishen e rakisë.


E vështirë

- Ke rënë shumë nga shëndeti, i dashur. Kur jemi njohur ke qenë më i shëndoshë.
– Ashtu është. Në fakt, që nga ajo kohë ha më pak, pi më pak dhe si pasojë nuk bëj as gjumë të rehatshëm.
– Si?! Kaq shumë më do?
– Jo, por ti mi harxhon gjithë paratë.


Pikniku përfekt

Disa shokë vendosën që të dielën të shkonin në piknik.
Sejcili do të sillte diçka me vete, që të kalonin sa më mirë.
– Unë po sjell rakinë, – thotë i pari.
– Kurse unë po sjell mezet, – vazhdoi tjetri.
– Unë po sjell një ëmbëlsirë, – tha i treti.
– Unë do të sjell vëllanë se bënë humor, – u zotua i katërti.



Kthimi i papritur

Një grua shkon tek doktori i familjes, me sy të nxirë dhe trupin vija-vija.
Para doktorit, gruaja pohon që këto ishin pasojë e goditjeve me shpulla dhe rrip nga i shoqi.
– Unë e mendoja se është me pushime jashtë shtetit yt shoq, – i thotë doktori.
– Edhe unë ashtu mendoja, – i përgjigjet gruaja.


Presidenti i SHBA-se

Mesuesja: Beni cili eshte presidenti i SHBA-se?
Beni: Nuk e di mesusese
Mesuesja: Beni duhet te kujdesesh me shume per mesimet
Beni:Po ti mesuese e di kush eshte Merita?
Mesuerja: Jo
Beni: Duhet te kujdeseni me shume per burrin tuaj.


Prapë bashkë?

Pas vdekjes takohen burri dhe gruaja në Parajsë.
Gruaja: Zemër, jemi përsëri bashkë!
Burri: Jo, jo… Shumë saktësisht është thënë: “Derisa vdekja të na ndajë…”


Lëvizja e ndërtesës

Njëri i drejtohet tjetrit: “Hej, si thua a e lëvizim dot këtë ndërtesë?”.
“Edhe mundet, ta provojmë një herë”, i kthehet tjetri.
Zbresin nga biçikeltat dhe nisin ta shtyjnë ndërtesën.
Ndërkaq, dy djem që po kalonin aty, u marrin biçikletat, pa u vënë re nga budallenjtë.
Pas disa minutave “shtyrje” të ndërtesës, njëri i thotë tjetrit: “E paskemi lëvizur aq shumë, sa nuk shohim dot as biçikletat tona!”.


Te mbetesh pa asgje

E dashur më duhet të tregoj një të vërtetë të tmerrshme.
Firma ka bankrotuar, babai me la pa hise, veturën e kam bërë llom. A do t’më duash ende?
Natyrisht i dashur – vetëm se do t’më mungosh shumë!


Vetem xhaxhi Enver

- Kush e ka çliruar Shqipërinë?- pyeti mësuesja.
– Shqipërinë e ka çliruar Enver Hoxha! – Të lumtë. Por ai nuk ishte vetëm. Më kë ishte ai?
– Me Beqir Ballukun! – Jo, B. Balluku është tradhëtar. – Me Mehmet Shehun!
– Edhe ai është tradhëtar.
– Atëherë Shqipërinë e ka çliruar Enveri me tradhëtarët.


Mos u ngutni

Beni ishte me problematiku i klases se vet.
Para nje inspektimi, mesuesja i porosit vajzat qe nese Beni thote ndonje nga te tijat te largoheshin menjehere nga klasa.
Vijne inspektoret, dhe mesuesja pyet nxenesit:
– Mund te na thoni se cfare ka ndodhur se fundmi ne qytetin tone?
Tina:
– Tek ne se fundmi eshte hapur nje biblioteke ku shkoj cdo mbasdite.
Lina:
– Tek ne se fundmi eshte hapur nje palester ku une shkoj dy here ne jave
Beni:
– Tek ne se fundmi eshte hapur nje shtepi publike, ku… Pa mbaruar Beni, vajzat ngrihen te dalin nga klasa.
Beni:
– Ejjj, po prisni se nuk ka filluar ende nga puna.



Asnje cent

Profesori : Ne keto xhepa nuk kane hyre asnjehere para te studenteve!
Studenti : Paske veshur kostum te ri a?


Gruaja e perkryer

Ekzistojnë pesë rregulla themelore në mënyrë që një bashkësi bashkëshortore të funksionojë si duhet, e këto janë:
1. Është shumë me rëndësi që gruaja të punojë në shtëpi, të bëjë drekën dhe të ketë punë të mirë.
2. Është shumë me rëndësi që gruaja të ketë humor dhe të dijë të të bëjë të qeshësh.
3. Është shumë me rëndësi që gruaja të të besojë dhe të mos të gënjejë! Kurrë.
4. Është shumë me rëndësi të jetë e mirë në shtrat dhe ta dojë seksin!
5. Më e rëndësishmja, prej sa u tha më lartë, është që katër gratë e përmendura të mos njihen mes vete!


Ne pompen e benzines

Biondja ndalet te pompa e benzinës.
-Mbusheni ju lutem.
-95 apo 98?
-Pse a nuk keni të 2015-ës a?
 
Back to content | Back to main menu